Lindita Nikolla, kryetarja e Kuvendit ka folur lidhur me kërkesën e 28 deputetëve të opozitës, për shkarkimin e saj nga detyra.
Në seancën parlamentare, Nikolla e cilësoi si qasje të paarsyeshme. Ajo apeloi që Kuvendi i Shqipërisë të jetë një tempull debati dhe jo një arenë grindjesh.
“Prita me qetësi 28 deputetë të opozitës me shkarkimin tim. Duhet të kontribuojmë që Kuvendi të mos jetë një arenë grindjesh. Nuk e paragjykoj këtë kërkesë tuajën përballë trysnisë dhe halleve që keni brenda partisë. E ndjeni se kjo kërkesë nuk është ajo që i duhet Kuvendit të Shqipërisë. Kësaj kërkesE i mungon themeli, ka një qëllim dhe nuk ka një shkak”, tha Nikolla.