Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat është pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën e Grupit Parlamentar të PS-së për të përjashtuar nga Kuvendi 7 deputetë të opozitës, pas situatës së djeshme në seancë.
Berisha e ka cilësuar këtë veprim si të turpshëm, ndërsa shprehet se do të marrë përgjigjen e merituar.
“Sot ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do ytë marrë përgjigje cdo vendim i turpshëm i marrë prej tyre. Kjo protestë nuk mund të ndalet dhe Edi Rama nuk do mund ta shuajë”, tha Berisha.