Një person është vënë në pranga nga policia në Shijak pasi kërcënoi me thikë dy persona të tjerë. Sipas policisë, i arrestuari ka edhe një bashkëpunëtor.
Ky i fundit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për një 28-vjeçar i cili ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Po ashtu edhe i arrestuari është 28 vjeç.
Dy të rinjtë me anë të një thike kërcënuan dy personat në parkingun e një lokali në fshatin Borakë të Xhafzotajt. Ata u kanë marrë celularët dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Benz”.
“Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë”, njoftoi policia.