Një mësues anglishteje është pezulluar nga puna për shkak të një incidenti.
34-vjeçari jepte mësim në shkollën 9-vjeçare të fshatit Jagodinë në Elbasan, ku dyshohet se ka kërcënuar prindin e një nxënësi të shkollës.
Masa e pezullimit nga puna është caktuar deri në zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia.
“Shtetasi E.K. 34 vjeç, me profesion mësues ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K., pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”./Opinion.al