Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar për mbrojtjen e gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës, pas protestës për vrasjen e të riut 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Nëpërmjet një njoftim në “Twitter”, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, shkruan se kanosja ndaj medias gjatë ushtrimit të detyrës është e patolerueshme, e ndaj këtij veprimi do të ketë zero tolerancë.
“Zero tolerancë për kanosion e medias. Gazetarët të bëjnë punën e tyre të pa kërcënuar,”- shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim theksohet se gazetarët duhet që të kenë akses në mënyrë të plotë në informacione.
Njoftim i plotë:
BE përsërit se duhet të ketë zero tolerancë për kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias.
Është thelbësore që gazetarët në Shqipëri të jenë në gjendje të bëjnë punën e tyre pa asnjë kërcënim dhune, ngacmimi dhe frikësimi, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në gjithë informacionin./Opinion.al