Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënim me dhunë!

2016/03/20 at 9:50 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënim me dhunë!

Pas fitoreve të mëdha në zgjedhjet primare këtë javë, “pyetja nuk është më nëse Donald Trumpi mund të ndalet në marshimin e tij drejt kandidimit në emër të republikanëve”, shkruante këtë javë Karen Tumulty tek washingtonpost.com. Pyetja më jetike është “nëse do të jetë e mundur të përmbahet ajo që ai ka ‘ndërsyer’ në të gjithë vendin”.


Kohët e fundit ka patur një përshkallëzim të fortë të incidenteve të dhunës dhe retorikës së ashpër në mitingjet e Trumpit, që e patën kulmin në pothuaj përleshjen mes mbështetësve të Trumpit dhe aktivistëve të “Jetët e zezakëve kanë rëndësi”, gjë që shkaktoi edhe anulimin në sekondat e fundit të një mitingu në Chicago.

Po a mund të befasohesh nga këto? Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, myslimanëve, kundërshtarëve të tij dhe medias, Trumpi ka nxitur rregullisht mbështetësit e tij që të “rrahin paq” protestuesit, duke premtuar madje të paguajë edhe shpenzimet ligjore për ata që arrestohen në sulme të tilla. Mbështetësit e tij janë dëgjuar të thërrasin “kthehuni mbrapsht në Afrikë”, si dhe epitete raciste dhe seksiste. Trumpi “duket se mendon se kjo dallgë favorizuese do e shpjerë deri në pushtet”, shkruante Noah Rothman tek CommentaryMagazine.com, por shkrirja e vullnetshme në një, e fanatizmit, dhunës dhe populizmit është ‘një formulë për tirani’, me precedente të tmerrshme në histori.

Nëse Trumpi vazhdon të shfrytëzojë këta pasione të shëmtuar, ne mund ta gjendemi duke u gremisur “në një humnerë të zezë”.

Të fajësosh Trumpin, “qoftë edhe pjesërisht”, për dhunën në mitingjet e tij “është marrëzi”, shkruante New York Post.

Në çdo incident deri tani, nxitësit kanë qenë agjitatorët e majtë, që infiltrojnë në mitingjet e trumpit me qëllimin që t’i prishin. Këta janë të njëjtët radikalë të majtë të dhunshëm, që “ka dekada që kanë pllakosur në këtë vend”, që nga protestat kundër globalizimit në Seattle në vitin 1999, përmes lëvizjes “Occupy Wall Street”, e deri tek protestat e vitit që kaloi në Ferguson. Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së fjalës, shkruante Marc Thiessen tek “The Washington Post”, dhe nëse ata që janë kundër Trumpit “do të zhvillonin protesta paqësore jashtë vendit ku zhvilloheshin mitingjet, nuk do të kish patur dhunë”. Fatkeqësisht, kjo nuk do ta kënaqte “instiktin totalitar të të majtës amerikane, për të qepur gojët dhe mos lejuar fjalën e lirë që aq shumë e urren”.

Trumpi nuk ka nxitur dhunë vetëm undër protestuesve, shkruante Eric Levitz në NYMag.com. Ai tani po kërcënon “të ndërsejë minion­ët e tij” në konventën e Partisë Republikane. Në një intervistë këtë javë, Trumpi tha se “mendoj që do të ndodhin gjëra të këqia”, nëse atij i mohohet kandidimi. “Mendoj se do të ketë përleshje”. Ky lloj diskursi nuk do e ndihmojë Trumpin të tërheqë të moderuarit dhe të pavarurit që i nevojiten për të fituar në nëntor, thoshte Ron Elving i NPR.org.

Pothuaj tre në katër votues kanë shprehur dyshimin që Trumpi ka temperamentin e duhur për të qenë president. Sa më shumë që ai ndez bazën me kërcënime për të sulmuar kundërshtarët, aq më e vështirë do të jetë për të “që të shkojë përtej kësaj baze në zgjedhjet e përgjithshme”.Mos prisni që Trumpi të ndryshojë kurs tani, shkruante Paul Waldman në prospect.org. Ai e ndërtoi fushatën e tij mbi zemërimin dhe frikën për imigrantët dhe myslimanët, por u bë vërtetë “helmues” për fansat, kur u dha atyre diçka më të fuqishme se sa çdo lloj propozimi politik: “lejën”. Nëse je ndjekës i Trumpit, tani ndihesh i lirë të shfrysh gjithë zemërimin, frustrimin dhe urrejtjen – edhe nëse merr formën e goditjes së të tjerëve apo grushtimit të tyre në fytyrë – pa patur frikë për pasojat. Krejt papritur, në atmosferë “nis e shfaqet ideja që zgjedhjet do të vendosen në rrugë”, shkruante Jonathan Chait tek NYMag.com. “Kjo është një ide e helmët, e rrezikshme edhe në doza shumë të vogla”./www.bota.al

 



Ju sugjerojmë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Para
Video/ Jenifer Lopezit shqiptar i vjedhin makinën pas spektaklit në Klan

Video/ Jenifer Lopezit shqiptar i vjedhin makinën pas spektaklit në Klan

Prekëse/ De Rossi varros medaljen e botërorit në arkivolin e mikut të tij

Prekëse/ De Rossi varros medaljen e botërorit në arkivolin e mikut të tij

Lamtumira/ Biznesmeni i varur : Ju kërkoj të falur, ja pse po iki….

Lamtumira/ Biznesmeni i varur : Ju kërkoj të falur, ja pse po iki....

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
21 Qershor, 2025

Të paktën tetë turistë kanë vdekur në një aksident me balonë në Brazil, njofton një guvernator i shtetit. Sipas BBC,...

Lexo më shumë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com