Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Keqtrajtohej sistematikisht, ka pirë fostoksinë”, Prokuroria  zbardh detaje nga hetimi për vdekjen e Bedrie Lokës: Bashkëshorti e çoi… 

2024/01/08 at 2:19 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“S’e ka dhunuar nusen”, vëllai i Xhemal Lokës mohon akuzat: Fëmijët kanë mashtruar, janë kërcënuar nga dajat 

Prokuroria e Durrësit ka zbardhur detaje nga hetimet për vetëvrasjen e 41-vjeçares, Bedrie Loka në banesën e saj në fshatin Vardhardhë të Sukthit. 

Prokuroria bën me dije se pas hetimeve të kryera, bashkëshorti i të ndjerës Xhemal Loka dyshohet si personi që shkaktoi vetëvrasjen e 41 vjeçares. Ai dyshohet po ashtu për armëmbajtje pa leje. 

Ndërsa gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e çiftit nga ana e bluve, është gjetur një armë në kotecin e pulave bashkë me mbi 100 fishekë, të mbështjella me peshqir. Bazuar dhe në dëshmitë e deritanishme, Prokuroria i kërkoi Gjykatës t’i caktohet masa e “arrestit me burg” 45 vjeçarit Xhemal Loka. 

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 05.01.2024, ka regjistruar procedimin penal nr. 26, të vitit 2024 për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pasi më datë 02.01.2024, në Sallën Operative të Stacionit të Policisë Manzë, Durrës, ka mbërritur njoftimi se shtetësja B. L., ka konsumuar lëndë të dyshuar fotoksinë në banesën e saj dhe është dërguar me urgjencë nga familjarët e saj fillimisht në Spitalin Rajonal Durrës e më pas në Qendrën Spitalore Tiranë”. Me marrjen dijeni për sa më sipër, është realizuar këqyrja e banesës së familjes ku jetonte e ndjera, ku “në katin e parë të banesës janë gjetur një shishe plastike me ujë dhe disa kapsula me tub cilindrik të dyshuar fotoksinë, të cilat dyshohet se i ka konsumuar kjo shtetase. Pavarësisht faktit se gjendej e shtruar pranë Qëndrës Spitalore Universitare (QSU) “Nënë Tereza” Tiranë dhe nën kujdesin e mjekëve, më datë 03.01.2024, shtetësja B.L. ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve shëndetësore. 

Menjëherë më pas, ky material hetimor është regjistruar si procedim penal dhe nën drejtimin e prokurorisë është bërë e mundur kryerja e veprimeve hetimore nga policia gjyqësore mbi bazën e të cilave u krye ndalimi i të dyshuarit Xh.L., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases B. L., parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së municioneve luftarake, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; 

Nga deklarimet e marra familjarëve të të ndjerës, nga kqyrja e telefonave celularë si dhe veprimeve të tjera hetimore ka dyshime të bazuara në prova se i ndaluari ushtronte dhunë fizike dhe psikike ndaj të ndjerës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe që dyshohet të kenë cuar të ndjerën në vetvrasje. 

Gjithashtu, bazuar në këtë dinamikë të evidentimit të faktit penal të ndodhur, më datë 06.01.2024, është kqyrur banesa e familjes Loka, ku rezultoi se “në kotecin e pulave në anën jugore të  banesës … gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër, pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt, me numër arme “89-0579”, si dhe “në këtë vend janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62mm”, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik. 

Për sa më sipër nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është kërkuar të vleftësohet si i ligjshëm ndalimi i këtij shtetasi dhe të caktohet ndaj tij masa e sigurimit personal “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. 

Lidhur me kallëzimin penal të të ndjerës B. L.,rezulton të jetë regjistruar procedim penal për veprën penale të “Falsifikimit kompjuterik” parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal dhe hetimet për këtë procedim vazhdojnë. 

Duke e mirëkuptuar interesin e mediave për informimin e publikut, organi i akuzës kërkon angazhimin e tyre për të mos arritur në konkluzione bazuar mbi informacion të paverifikuar, me qëllim që të mos cenohet hetimi i ngjarjes, si dhe parimi i sigurisë publike në raport me familjarët e viktimës”,-thuhet në njoftimin e Prokurorisë Durrës./Opinion.al 

Ju sugjerojmë

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
Kryesore

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

14 Maj, 2025 5:22 pm
Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
Politikë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

14 Maj, 2025 5:15 pm
Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?
Bota

Çfarë pritet pas marrëveshjes për tarifat mes SHBA e Kinës?

14 Maj, 2025 5:07 pm
Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën
Rajoni

Këshilli Danez për Refugjatët largohet nga gjashtë vende, përfshirë Kosovën

14 Maj, 2025 4:47 pm
“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert
Aktualitet

“E dimë që jemi larg të qenit perfekt”/Rama për TVP Word: Evropa na ka hapur dyert

14 Maj, 2025 4:36 pm
Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real
Aktualitet

Marta Kos uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve:Momenti për zgjerimin në BE është real

14 Maj, 2025 4:13 pm
Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028
Rajoni

Costa në Podgoricë: Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së deri më 2028

14 Maj, 2025 3:59 pm
“Do t’ju mbështesim në çdo hap”, Xhaçka përgëzon Kosovën: E ardhmja në BE
Aktualitet

Apeli shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë, nuk do të ketë hetim për Olta Xhaçkën

14 Maj, 2025 3:44 pm
Para
Balluku: Aeroporti i ri do të ndërtohet në Gjirokastër 

Balluku: Aeroporti i ri do të ndërtohet në Gjirokastër 

OBSH anulon misionin e furnizimit mjekësor në veri të Gazës për shkak të sigurisë

OBSH anulon misionin e furnizimit mjekësor në veri të Gazës për shkak të sigurisë

Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gaza

Perëndimi kërkon t’i japë fund shpejt luftës në Gaza

TE FUNDIT

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
14 Maj, 2025

Në një prononcim për Klan News, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
14 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit i votave preferenciale të kandidatëve në qytetin Pogradec. Nga rezultatet e publikuara, fitues është shpallur...

Lexo më shumë

Rezultati i zgjedhjeve, Berisha mbledh sonte drejtuesit politikë të qarqeve

Berisha: Do ndalojmë me ligj veprimtarinë e fondacionit Soros në Shqipëri
14 Maj, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën...

Lexo më shumë

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin

Garë e fortë brenda Partisë Demokratike për 1 mandat, Tabaku “parakalon” Alimehmetin
14 Maj, 2025

Teksa vota brenda vendit është numëruar, Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm 13 mandate në kryeqytet. Kjo do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com