Prej disa kohësh këngëtarja Besa Kokëdhima është larguar nga Shqipëria dhe jeton në Francë. Duket se epidemia e gripit, e cila ka qenë e pranishme edhe në vendin tonë e ka prekur edhe këngëtaren. Mbrëmjen që lamë pas ajo është detyruar të shkojë në spital për shkak të komplikacioneve të gripit.
Krahas fotos së publikuar në rrjete sociale ajo ka shkruar: “E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni nga gripi. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”,-përfundon Besa në rrjete sociale./Xh.K/Opinion.al/