Xhensila Myrtezaj përmes një postimi në Instragram, ka treguar ndarjen nga jeta të shoqes së saj Sofisë. Xhensila është tronditur për humbjen e shoqes së saj në moshë të re.
‘Në krahët e engjëllit, fluturo larg nga këtu. E di që tani je në duar të mira. Të dua dhe më mungon shumë tani Sofi’ – është shprehur këngëtarja.
Ngushëllime të shumta kanë pasuar nga fansat e miqtë që kanë pasur rastin ta njohin paraprakisht të ndjerën.