Nuk e dimë kush ka kopjuar kë?! Por që këngëtaret shqiptare vdesin për zinxhira këtë e dimë me siguri. Enca Haxhia ka qenë e para që ka publikuar këngën “Call me Goddness”, ku shfaqet në vaskë dhe e mbuluar me zinxhira të argjendtë.
Të njëjtin stil ka zgjedhur edhe Samanta Karavella në këngën “Asnjo si unë”, ku në njërën prej skenave të videos, shfaqet e mbuluar nga zinxhira të florinjtë.
Ndërkohë është duke ardhur edhe një klip i tretë, që ka si protagoniste këngëtaren, Çiljeta Xhilaga dhe që do të jetë thuajse i njëjtë me atë të kolegeve (të paktën nga fotot që janë publikuar deri tani). Madje ajo e ka mbuluar të gjithë trupin me këtë material të florinjtë.
Nuk e dimë nëse kjo është një tendencë e re apo një zgjedhje e stilistëve që veshin vajzat e showbiz-it, por që ato duken “copy-paste”, kjo është pak por e sigurt.