Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këngë të viteve 1800 për nuset e Shqipërisë Veriore

2016/05/27 at 9:34 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 3 min
A A
Këngë të viteve 1800 për nuset e Shqipërisë Veriore

Nga Aurenc Bebja, Francë – 25 Maj 2016


Hyacinthe Hecquard (Iasint Ekuar), konsull i Francës në Shkodër, Kalorës i Legjionit të Nderit, në librin e tij « Histoire et Description de la Haute Albanie ou Guégarie, 1858 – Historia dhe përshrkimi i Shqipërisë së Sipërme ose Gegëri, 1858 », përshkruan me hollësi Shqipërinë e veriut të asaj kohe.

Ndër analizat e ndryshme historike, gjeografike, politike, fetare në librin e tij prej 550 faqesh, ai i ka dedikuar një kapitull të posaçëm traditave dhe zakoneve shqiptare në veri. Zoti Hecquard ka arritur të përkthejë nga shqipja në frengjisht këngët e dasmave shqiptare të asaj kohe. Ndoshta këto këngë vazhdojnë ende të jenë të njëjta në ditët e sotme, ndoshta jo. Arsyetimi i dytë, më shtyu t’i risjell në shqip këto rreshta (duke u dhënë pak ngjyra gegnishtje), sepse besoj se kanë vlerë të rëndësishme kulturore kombëtare.

Gjatë rrëfimit të traditave dhe zakoneve tona, autori thotë se nuses së Shqipërisë së veriut, qoftë ajo myslimane apo katolike, i këndohet (recitohet) nga shtëpia e saj deri tek ajo e burrit. Për çdo etapë të dasmës, ka një këngë të veçantë, e cila këndohet vetëm nga gratë. Ja këngët në vijim:

Një natë para se nusja të shkojë tek burri:

“Uluni, o male, uluni, që hana të lindë e të ndriçojë këtë mramje të bukur. Nusja jonë âsht eduku prej nanës saj; ajo i ka thanë: Për besën time, oj vajzë, duje e respektoje vjehrrin. – Për shpirt tim, oj nana ime, rri e qetë, do ta due e respektoj, sepse âsht ai që më ka dhuru për burrë një djalë të ri e të bukur”.

Kur krushqit vijnë dhe marrin nusen :

“Që rruga juej qoftë e lumtun, o miku ma i vjetër; bani kryqin dhe kthehuni nga e djathta (Fragment për katolikët). Në qoftë se ju sillni një nuse të bukur, reçeli dhe karamelet që do ju dhurojna, qofshin të ambla për zemrën tuej; por në qoftë se ju sillni një nuse të shëmtue e deformue, reçeli ju qoftë i hidhun (helm)”.

Gjatë rrugës kur vjen nusja:

“Nusja âsht rrugës, një lule po çel; nusja âsht në prag të derës, një lule mban aromë të mirë; nusja âsht në oborr, si një lule e lumtun; nusja po ngjit shkallët, balli i saj âsht i bardhë si jasemini; ajo âsht në banket, qafa e saj anohet si një zambak. Mos qaj oj nuse. – Kam qa mor burri im, sepse mu desht me u nda me babën e kurrë nuk do jetoj mâ te ai”.

Kur shoqëruesit e nuses largohen:

“Ndaluni, o vllazën, ndaluni! Nusja ka me ju kërkue diçka; Ndaluni, ndaluni! Përshnetni për mue babën dhe vlleznit e mi; Ndaluni, ndaluni ! Përshnetni për mue nanën e motrat e mia; Thujuni atyne që kurrë zemra ime nuk ka me i harrue; Ndaluni, ndaluni! Thujuni atyne që çdo mramje flladi ka me u sjellë lutjet që do i baj Zotit për ata; Ndaluni, ndaluni!”

Kur shpallet ardhja e nuses :

“A je humbun; çfarë kërkon oj nuse ? – Derën e burrit. – Çfarë ke me më dhanë që ta tregoj oj nuse ? – Kmisha të qëndisuna e të palosuna mirë, o burri im. – Për këto, nuk të falenderoj, se pa t’pytun kam me i marrë, oj nuse!”.

Kur i ngrejnë vellon nuses:

“O sa e bukur âsht nusja! Zoti e ruajt!

Balli i saj âsht i gjanë e i gjatë! O Zot!

Vetullat e saja janë si ylberi! O Zot!

Sytë e saj janë si filxhan! O Zot!

Faqet e saja janë të kuqe! O Zot!

Goja e saj âsht si një kuti e artë! O Zot!

Buzët i ka si qershi! O Zot!

Dhambët i ka si perla! O Zot!

Çehren e ka të bardhë si qumshti! O Zot!

Trupi i saj âsht i hollë si një selvi! O Zot!”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

© Dars (Klos), Mat – Albania



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 17 korrik 2025

17 Korrik, 2025 8:17 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë
-Jetë dhe Stil

Afërdita dhe Hëna “trazojnë” qetësinë e verës! Shenjat që do ndikohen këtë javë

4 Korrik, 2025 1:53 pm
Para
“Zonë e Lirë”/ Arian Çani e trajton ndryshe Dhurata Dorën

"Zonë e Lirë"/ Arian Çani e trajton ndryshe Dhurata Dorën

Ftesa e Kryeministrit/ A do të takohen nesër Rama-Basha?

Ftesa e Kryeministrit/ A do të takohen nesër Rama-Basha?

Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë

Gjashtë strategjitë për të realizuar gjithçka dëshironi në jetë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sulmi në Kishën në Gaza, Netanyahu pranon se ishte një gabim

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
17 Korrik, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku...

Lexo më shumë

Putin: Refuzimi i gazit rus nga BE-ja çon në pasoja negative

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
17 Korrik, 2025

Politika e Bashkimit Evropian për uljen graduale të pjesës së gazit rus në tregun e saj ka rezultuar tashmë në...

Lexo më shumë

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

Analiza: Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik, 2025

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit...

Lexo më shumë

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump

Kyçe të fryra dhe shenja në duar, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Trump
17 Korrik, 2025

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com