Parodia e Agron Llakaj për Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, ka shkatuar shumë thashetheme edhe në rrjetet sociale, për largimin nga puna të ideatorit dhe producentit te Al Pazar.
Burime të sigurta brenda Vizion Plus konfirmojnë për Opinion.al se aktori do të vazhdojë të qëndrojë në këtë televizion, por edhe vet aktori i kontaktuar dje nga Opinion.al ka thënë se nuk i është komunikuar largimi nga drejtuesit e televizionit ku punon.
Al Pazar do të vazhdojë të shfaqet çdo të shtunë në Vizion Plus.