Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, këtë të enjte i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit Bajram Begaj.
Përmes një postimi në platformën X, ai thekson se këtë mandat do ta shfrytëzojë maksimalisht për të ndihmuar Shqipërinë në integrimin drejt BE, duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme.
“Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i BE-së. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në BE duke konsoliduar progresin e arritur deri tani dhe duke ndjekur reformat e nevojshme për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonzato.