Policia e Shtetit po negocion me të kërkuarin për trafik ndërkombëtar droge, Kelment Balili në mënyrë që të vetëdorëzohet. Mësohet se Balili ka pranuar të dorëzohet vetëm nëse i i garantohet një proces i drejtë gjykues, dhe jo i paragjykuar politikisht. Lajmi nuk është ende zyrtar, por mësohet nga burimet mediatike.
Thuhet se negociatat po kryhen me ndërmjetësimin e avokatit të tij mbrojtës.