Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këlliçi paralajmëron protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt

2024/04/11 at 5:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këlliçi paralajmëron protestën e radhës përpara bashkisë së Tiranës: Nuk tërhiqemi deri në largimin e Veliajt

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka ftuar qytetarët për protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.

Me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj dhe zyrtarëve të tjerë nuk rëndojnë vetëm akuzat në dosjen “5D”.

Ai e akuzon Veliajn jo vetëm për shkatërrimin e banesave dhe lagjeve në kryeqytet dhe kthimin e tyre në sheshe ndërtimi, por edhe për kullat me kate pa leje.

Kujtojmë se ditën e sotme u mbajtë protesta e dytë përpara bashkisë së kryeqytetit, e thirrur nga Aleanca për Mrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga PD-ja e drejtuar nga Berisha.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”.

Me pankarta në duar, protestuesit u përplasën fizikisht me efektivët e policisë, ndërsa  në një moment u qëllua me motolov në ambientet e jashtme të bashkisë.

Postimi I plotë I Belind Këlliçit:

Dje ishte festa e Fiter Bajramit dhe kryetari i bashkisë bëri atë që ka bërë më mirë gjatë gjithë kësaj kohe. Veshi përparësen e vet të preferuar dhe u shërbeu njerëzve në nevojë çorbën e hipokrizisë së tij. Ai tha madje se Muaji i Ramazanit për të kishte qenë një kohë reflektimi, për gabimet e vogla që ishin bërë, ndërsa kishte bërë mijëra punë të mëdha… Po Erion Veliaj, ti duhet të reflektosh, por jo nga zyra ku ke firmosur, jo si pasojë e gabimeve, por si pasojë e planeve të paramenduara për të zhvatur qindra miliona euro nga taksat e atyre që sot i mëshiron me një garuzhde supë. Ti duhet të reflektosh nga një vend tjetër, ku do të kesh kohë më bollëk të mendohesh dhe të lexosh Kuranin e Biblën, dhe ku do të kuptosh se çfarë i dallon njerëzit e mirë e të ndershëm nga ata që vjedhin dhe mashtrojnë.

Pak ditë më parë i dolët në mbrojtje drejtorëve të kompanisë së famshme “5D”. Madje ishe krenar për punët e mira që kishin bëra ata. Në fakt puna e mirë që ka bërë Maringlen Qato ka qenë të prishë shtëpitë e banorëve dhe ti hedhë ata në rrugë pa asnjë bonus dhe asnjë alternativë strehimi. Në emër të veprave publike, janë shkatërruar banesa tek “Myslym Keta”, tek “5 Maji”, në Kombinat, tek “Astiri”, për të krijuar troje të lira për projektet e kompanisë së drejtorëve të korruptuar dhe biznesve të oborrit të bashkisë.

Këtu përballë bashkisë është një kullë. Ka 7 kate pa leje. As Qato dhe Veliaj nuk e kanë parë. Por nëse një fshatar në Zall Bastar apo Baldushk, ndërron tjegullat e thyera të çatisë apo do të ndreqë kasollen e lopës, Qato dhe të gjithë qatot e bandës së bashkisë, do t’i ndjekin këmba këmbës derisa ti fusin në burg, ose të paguajnë haraçin tek banda. Ndërsa qyteti, si pasojë e këtij menaxhimi prej Qatosh, po rëndohet nga muaji në muaj në një xhungël të pabanueshme. Përtej sheshit Skënderbej dhe bulevardit, Tirana është një qytet i pa jetueshëm. Pa parqe, pa hapësira publike, pa teatër, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi për fëmijë. Gjithçka është në shërbim të betonit.

Ndërsa zyra e propagandës nxjerr nga arkivi foto të vjetra të qytetit dhe ua shpërndan medieve të huaja për të shoqëruar shkrimet e paguara që tregojnë se Tirana është qyteti që po shpërthen nga zhvillimi… Kjo hipokrizi, kjo vjedhje, kjo tallje me Tiranën duhet të marrë fund një orë e më parë. Falenderoj përzemërsisht qytetarët e Tiranës që dolën sot në protestën e thërritur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe Opozita.

Falenderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit për qëndresën e tyre epike 7 vjeçare dhe për faktin që banditët e strehuar në bashki, kanë nisur ti kallëzojnë në SPAK që para 3 vitesh, më janar të vitit 2021, kur kallëzuan vjedhjen përmes Tirana DC. Javën tjetër shihemi në protestën e rradhës. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës, pronarin faktik të inceneratorit dhe të organizatës 5D, Erion Veliajn. O sot, o kurrë!

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Huazimi te Fulham “dështoi”, ekipi i Premier League gati ofertën për Brojën

Huazimi te Fulham “dështoi”, ekipi i Premier League gati ofertën për Brojën

“Kemi bërë analizat në Çeki”, ministrja garanton cilësinë e qumështit vendas

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Veliaj: Skenat ’97, nuk kanë vend në Tiranën e vitit 2024

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com