Dy persona të pamaskuar kanë sulmuar një kambist në qytetin e Këlcyrës.
Dhimitër Qyra, 66 vjeç mësues i dalë në pension, është goditur me sende të forta në hyrje të pallatit ku banon, por ka shpëtuar nga reagimi i menjëhershëm i banorëve të tjerë të pallatit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë sapo kanë dëgjuar britmat e 66-vjeçarit.
Qyra është bërë subjekt i sulmit pasi prej pak kohësh punonte si kambist ndërsa grabitësit kanë përfituar nga errësira për ta sulmuar.
Pensionisti ka pasur një sasi të konsiderueshme të hollash në xhep në momentin e agresionit, por fatmirësisht grabitësit nuk arritën dot t’ia merrnin.