Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kejdi Mehmetaj “dhëmbë për dhëmbë” me Nikollën/ Nuk jam vajza e koridoreve të PS që pret urdhëra për t’i zbatuar

2017/06/05 at 2:04 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kejdi Mehmetaj “dhëmbë për dhëmbë” me Nikollën/ Nuk jam vajza e koridoreve të PS që pret urdhëra për t’i zbatuar

Para disa orësh ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikoll shpërhteu në një status ndaj Kejdi Mehmetaj duke i shtruar një sërë “akuzash” kësaj të fundit, më së shumti për reformën në arsim. Por nuk ka vonuar as kundërpërgjigja e Keidit, nr. 2 të LSI-së në Tiranë, e cila me tone disi të ashpra ka kundërshtuar çdo pretendim të Nikollës dhe madje duke e quajtur edhe gënjeshtare patologjike.

Statusi i plotë i Kejdit:

E nderuar zysh Lindita, Kur gënjeshtra të kthehet në patologji, jo vetëm nuk ofron shanse, por të nxjerr humbës në përballjen e rradhës! Më lejo të të kujtoj si fillim se unë nuk jam “moj vajzë”, pasi nuk jam vajza juaj që studion në Francë dhe as vajza e korridoreve të Partisë Socialiste që pret urdhërat e shefave për të vepruar, qoftë për vendimet mbi jetën personale apo atë familjare. Nuk jam “moj vajzë”, jam deputete e Kuvendit të Shqipërisë, që të ka kërkuar shumë herë llogari dhe që nëse nuk e kujton, disa herë më kërkove të tërheq interpelancën e fundit që kërkova me ju, pasi nuk kishit argument t’u jepnit përgjigje maturantëve. Së dyti, sërish po ju kujtoj e nderuar zysh Lindita se angazhimi im konkret për reformën në arsimin e lartë ka dhënë frytet e veta dhe të paktën ka shërbyer për të sensibilizuar të rinjtë për katrahurën që ju kurdisët në kurriz të maturantëve. Unë kam qenë disa herë në zyrën tuaj për të diskutuar për ligjin dhe me keqardhje po konstatoj sërish, se ju si ish ministre ende nuk e kuptoni ligjin dhe pasojat e tij. Ju nuk keni si ta dini çfarë kam thënë në komision apo parlament, sepse ju vetë as nuk keni qenë në komision dhe as keni marrë pjesë në hartimin e ligjit të arsimit të lartë, për të janë kujdesur oligarkët e arsimit privat me të cilët ju dhe të tjerë kanë lidhur interesat në kurriz të të rinjve shqiptarë. Së treti, çdo akt yni për reformën në arsim ka ngecur pikërisht në zyrën tuaj, ku ndodhet e varur në mënyrë të dukshme edhe diploma juaj nga një universitet privat, e ngjashme me diplomat e disa kolegëve tuaj në grupin parlamentar. Më mirë se unë, ju duhet ta dini nëse diplomën tuaj e keni dhuratë apo e keni blerë ashtu sikur na akuzoni në statusin tuaj. Ju kujtoj se unë vazhdoj të jem studente në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe sado të mundoheni nuk mund të gjeni asnjë fije të dukshme ose të padukshme që më lidh me universitetet private në Shqipëri. Pikërisht këto fije të dukshme apo dhe të padukshme që ju lidhin ju me oligarkinë e universiteteve private, ju pengojnë të shihni të vërtetën në sy dhe të përballeni me dëmin që i keni bërë maturantëve në Shqipëri. Më kot mundoheni të fshiheni pas gishtit për gafat dhe gabimet me ligjin e arsimit, po kaq sa të kota janë dhe presionet që po i bëni mësuesve në të gjjthë Shqipërinë në emër të gjuetisë së shtrigave për motive të pastra politike. Dhe e fundit e nderuar zonjë, më mirë se unë e dini që asnjëri prej nesh në LSI nuk mund të premtojë teza apo nota provimesh, pasi ky është një proçes që e kontrolloni vetëm ju të PS. Sikundër po ju paralajmëroj se do të kërkojmë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjithë rastet e drejtuesve të gjimnazeve të Tiranës apo dhe qyteteve të tjera që premtojnë fshirjen e mungesave në këmbim të votës për partinë tuaj. Për të gjitha sa më sipër jam e gatshme të përballem me ju në një debat televiziv,të cdo formati që dëshironi, për t’jua bërë dhe njëherë të qartë shqiptarëve se çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi angazhimin tonë në reformën në arsimin e lartë është përpjekje e dëshpëruar dhe e pavlerë. Me dashamirësi I uroj suksese të gjithë maturantëve sot në provimin e tyre të parë dhe ju siguroj se me votën tuaj për LSI në 25 qershor I hapni rrugën përfaqësimit dinjitoz dhe punës konkrete për një sistem arsimor cilësor.

Etiketa: kejdi mehmetaj lindita nikolla

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
Rajoni

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

10 Gusht, 2025 2:59 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gaza

10 Gusht, 2025 2:35 pm
Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës
Kronikë

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës

10 Gusht, 2025 2:24 pm
Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan
Rajoni

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

10 Gusht, 2025 2:10 pm
Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det
Aktualitet

Bllokohen 34 mjete lundruese, shpëtohen 19 persona që u rrezikohej jeta në det

10 Gusht, 2025 2:03 pm
Në prag të takimit me Trump, Putin godet me raketa Ukrainën
Bota

Në prag të takimit me Trump, Putin godet me raketa Ukrainën

10 Gusht, 2025 1:40 pm
Medvedev: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë SHBA për t’i dhënë fund luftës
Bota

Medvedev: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë SHBA për t’i dhënë fund luftës

10 Gusht, 2025 1:36 pm
Vidhte në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës
Kronikë

Vidhte në çadrat e pushuesve, kapet hajduti serial në Durrës

10 Gusht, 2025 1:26 pm
Kukësi nderon Havzi Nelën në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist
Aktualitet

Kukësi nderon Havzi Nelën në 37-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi komunist

10 Gusht, 2025 1:20 pm
Itali, rritet numri i viktimave nga helmimi me brokoli në Kalabri dhe Sardenja
Bota

Itali, rritet numri i viktimave nga helmimi me brokoli në Kalabri dhe Sardenja

10 Gusht, 2025 1:14 pm
Para
Dialogu për takimin/ Zbulohet negociatori i PD-së me PS-në

Sonte Lulzim Basha në “Opinion”

Fëmijët e lindur në 2017 nuk do të kenë nevojë të mësojnë makinën

Fëmijët e lindur në 2017 nuk do të kenë nevojë të mësojnë makinën

Nikolla nuk ndalet: Kejdi je e paedukatë, këtu mbaron komunikimi ynë publik

Nikolla nuk ndalet: Kejdi je e paedukatë, këtu mbaron komunikimi ynë publik

TE FUNDIT

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe

Kosovë/ Haxhiu: Dyshohet se gjyqtari Llaban është bashkëpunëtor i BIA-s serbe
10 Gusht, 2025

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dielën se gjyqtari i pakicës serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës,...

Lexo më shumë

100 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja dhe uria në Gaza

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
10 Gusht, 2025

100 fëmijë kanë vdekur në Gazë nga kequshqyerja dhe uria, ka thënë të dielën ministria e Shëndetësisë e territorit. Gjatë...

Lexo më shumë

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës

Siguria rrugore, vendosen rreth 4300 masa administrative në qarkun e Vlorës
10 Gusht, 2025

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së ndjeshme të fluksit të automjeteve dhe turistëve vendas e të huaj, strukturat...

Lexo më shumë

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan

Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan
10 Gusht, 2025

Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com