Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Ke sjellë ndonjë lek?”, pyetja e parë që 14-vjeçari i bën të atit kur kthehet nga Greqia

2023/05/07 at 3:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ke sjellë ndonjë lek?”, pyetja e parë që 14-vjeçari i bën të atit kur kthehet nga Greqia

Aurela dhe Gabrieli janë motër e vëlla, 13 dhe 14 vjeç të cilët kanë ardhur nga Tepelena për t’iu dhënë një mesazh prindërve në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Fëmijët treguan në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se kanë lindur në Greqi dhe kanë jetuar atje deri në moshën 5-vjeçare. Më pas janë kthyer, kanë blerë një shtëpi por babai i tyre vendosi të emigronte sërish në shtetin fqinj.

Gjatë kësaj kohe, nëna e tyre duhej të  punonte dhe udhëtonte çdo ditë drejt Gjirokastrës si dhe kujdesej për fëmijët. Të dy shprehen se kanë një marrëdhënie të fortë me prindërit, por kanë preferencat e tyre lidhur me ta.

Aurela: Gjatë klasës së katërt qëndronim vetëm me vëllain sepse babi nisi të bënte letrat sërish nga e para dhe ishte pak e vështirë që t’i përballonte edhe shtëpinë, edhe letrat vetë ai. Kështu që mami vendosi që të shkonte në punë dhe ne qëndronim vetëm. Atë periudhë e kemi kaluar jo lehtë, sepse fëmijë… mami mbyllte punën në orën 4 dhe ne dilnim e prisnim në rrugë,  në shi dhe mami gjithmonë na qortonte, por ne na dukej më mirë ta prisnim atje.

Ardit Gjebrea: Në çfarë ore shkonte mami në punë, si bëheshit gati?

Aurela: Shkonte në orën 6 dhe ne gati për shkollë bëheshin vetë.

Gabriel: Se punën nuk e kishte brenda në Tepelenë, ikte në Gjirokastër me autobus dhe kthehej sërish në në 4:15, 4:20.

Aurela: Ne dilnim në 4.

Gabriel: Rrinim 20 minuta që prisnim mamin.

Aurela: Kishte edhe raste që mami vonohej pasi duhej të mbyllte punën patjetër edhe mund të vinte edhe në 5.

Ardit Gjebrea: Më tregoni pak momentin kur e shihnit që zbriste nga autobusi.

Aurela: Me vrap, kush shkonte i pari.

Gabriel: Unë shkoja gjithmonë i pari sepse kam pasur vrap dhe na thoshte mami “kush vjen i pari e do më shumë mamin”. Unë vija i pari dhe motrës i ngelej hatri dhe thoshte “nuk duhen në këto mënyra, duhen në mënyra të tjera”.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Po marrëdhënia me babin?

Aurela: Unë kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me babin dhe nuk mund të rri dot pa të. Gjatë kohës kur babi shkonte në emigrim, unë kam qenë vetëm 5 vjeçe dhe mbaj mend një fragment kur pyesja mamin pothuajse çdo ditë kur do të vinte. Të njëjtën përgjigje më kthente çdo herë, “nesër”. Kanë qenë kohët kur unë mezi prisja të flija gjumë, të prisja ditën e nesërme por prapë shikoja që babi s’ishte në shtëpi derisa mami e bëri pak si rrugë këtë dhe unë nuk e besova më. Kam qarë dhe kam thënë se babi nuk do të vinte më, derisa erdhi babi dhe nuk e përshkruaj dot emocionin kur e pashë.

Ardit Gjebrea: T’ju bëj një pyetje. Vjen babi nga Greqia, është ai momenti i parë që ju e përqafoni. Kush e përqafon i pari?

Gabriel: Aurela. (Aurela ngre dorën)

Ardit Gjebrea: Cila është pyetja e parë që i bën ti babit, Aurela?

Aurela: Pyetja ime e parë është nëse është lodhur, nëse ka ngrënë bukë…

Ardit Gjebrea: Pyetja jote e parë cila është Gabriel?

Gabriel: Ke sjellë ndonjë lek?/tvklan

Etiketa: greqika nje mesazh per typara

Ju sugjerojmë

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

24 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Kryesore

Berisha: AKSHI, ultra-mafioz me ofertat fake në tendera

24 Dhjetor, 2025 3:30 pm
Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët
Kryesore

Rindërtohet Pediatria në QSUT, Rama inspekton punimet: Shërbim cilësor për pacientët

24 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Lirohen 4 protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës

24 Dhjetor, 2025 1:59 pm
Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën
Bota

Tjetër shpërthim në Moskë, dy policë humbin jetën

24 Dhjetor, 2025 11:40 am
Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë
Bota

Rritja ekonomike e SHBA përshpejtohet në tremujorin e tretë

24 Dhjetor, 2025 10:36 am
Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë
Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa, fluks në Vlorë

24 Dhjetor, 2025 10:07 am
Para
Ndryshimet klimatike, Vietnami regjistron temperatura ekstrem mbi 44 gradë

Ndryshimet klimatike, Vietnami regjistron temperatura ekstrem mbi 44 gradë

Berlusconi shfaqet për herë të parë pas shtrimit të tij në spital

Berlusconi shfaqet për herë të parë pas shtrimit të tij në spital

Mbi 50 të vdekur dhe 23,000 persona të zhvendosur nga dhuna etnike në Indi

Mbi 50 të vdekur dhe 23,000 persona të zhvendosur nga dhuna etnike në Indi

TE FUNDIT

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
24 Dhjetor, 2025

Futbollisti gjerman Sebastian Hertner ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare pasi ka rënë nga një teleferik në Malin e Zi, ngjarje e...

Lexo më shumë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
24 Dhjetor, 2025

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë ndarë një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes. Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëv...

Lexo më shumë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
24 Dhjetor, 2025

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste lëndë narkotike. Në operacionin “Labirinti 2” janë identifikuar 33 persona,...

Lexo më shumë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
24 Dhjetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, më 26 dhjetor, të jetë ditë pushimi për administratën publike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com