Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme ka bërë një “përjashtim” në prag të nisjes së punimeve të Asamblesë Socialiste. Me të mbërritur në mjediset e Hotel Sheraton, aty ku po zhvillohet punimet e Asamblesë, kryeministri Rama dukej i fokusuar vetëm tek punimet e saj, duke shmangur mediat e shumta të vendosura aty. Ai nuk bëri asnjë koment, pavarësisht përpjekjeve të gazetarëve për të marrë diçka nga kryeministri.
http://www.dailymotion.com/video/x5ydosx#tab_embed