Komisioni Evropian ka propozuar sanksionimin e subjekteve iraniane që janë përgjegjëse për furnizimin me dron të Moskës.
Në një deklaratë të regjistruar nga Strasburgu, Francë, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi raundin e 10-të të sanksioneve të bllokut kundër Rusisë, i cili do të zbulohet këtë muaj dhe tha se do të përfshijë sanksione kundër shtatë subjekteve iraniane në regjimin e tij të përdorimit të dyfishtë.
BE kontrollon eksportin, tranzitin, ndërmjetësimin dhe asistencën teknike të artikujve me përdorim të dyfishtë, të cilat janë mallra, softuer dhe teknologji që mund të përdoren si për aplikime civile ashtu edhe për ato ushtarake, sipas faqes së internetit të Komisionit Evropian.
Subjektet e listuara do të vendosen “nën një ndalim të plotë për të shitur artikuj të ndjeshëm në Rusi”, tha von der Leyen, duke theksuar se blloku “qëndron gati” për të shtuar subjekte të tjera nëse është e nevojshme.
Dronët e prodhuar nga Irani janë përdorur nga Rusia për të sulmuar objektivat e infrastrukturës ukrainase. Regjimi iranian ka pranuar se ka furnizuar Rusinë me dronë vetëm në muajt para pushtimit./Opinion.al