Eshtë tashmë e njohur për qëndrimin e saj shpesh anti -qeveri, vajza e deputetit socialist Anika Dokle. Ajo përdor rrjetet sociale për të shprehur opinionet e saj ndaj fenomeneve të ndryshme, shtu siç ka bërë edhe sot.
Dokle, ka publikuar pak më parë në FB e saj, foton e një peme që duket sikur ka ngritur njërin gisht, duke drejtuar një sharje të njohur mes shqiptarësh.
Me shënimin; “e kupton vetë ti”, duket se mjekja ka hedhur sërish një shigjetë kundër kryebashkiakut Veliaj, i diskutuar së fundi për prerjen e shumë pemëve në parkun e liqenit, me qëllim ngritjen e një parku lojërash për fëmijët.