Tre vëllezër kanë dhunuar një punonjës të policisë Kufitare në Sarandë.
Shkak është bërë fakti se njëri prej tyre kishte parregullsi në dokumentacion dhe për këtë arsye nuk u lejua të kalonte kufirin.
I revoltuar nga punonjësi i policisë, A.M e goditi bashkë me vëllezërit e tij.
Mësohet se në pranga ra shtetasi K.M., 45 vjeç dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër).
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 45 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M. dhe E. M. (të tre vëllezër). Shtetasi K. M., bashkë me 2 vëllezërit e tij, në SPK Port Sarandë, ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Kufitare, pasi ai i ka komunikuar shtetasit A. M. se nuk mund të udhëtonte për shkak se kishte parregullsi në dokumentacionin e tij”, njofton policia./Opinion.al