Gazment Bardhi ka “shpërthyer” ndaj deputetes së PS, Olta Xhaçkës duke i thënë se ka frikë të përballet me drejtësinë pasi e di që mandatin e ka antikushtetues.
Teksa ka vazhduar me akuzat, ai i ka kërkuar të shkojë të paraqitet para drejtësisë dhe mos të fshihet pas pantallonave të Ramës.
”Akuzat i ngriti SPAK jo opozita. nuk duhet të ishte deputete. Nuk ka asnjë pretendim që nuk është konfirmuar nga prokuroria. 11 mijë metra pronë publike u grabitën me letra të falsifikuara. Për 5 ditë i kaluan në pronësi bashkëshortit të zonjës.
Nëse zonja pretendon që gjithçka që tha opozita, pse u lidh pas pantallonave të Ramës dhe nuk shkon në GJK? Ne kërkojmë që të shqyrtohet nga drejtësia. Nga drejtësia fshihen kriminelët dhe hajdutët.
Jeni shndërruar në qesharakë, nga halli madh që u ka zënë se s’doni ta dorëzoni para drejtësisë s’dini ca bëni dhe ca flini, askush s’ka shpifur e gënjyer. Ne kemi bërë një mocion, kam shkuar në GJK dhe na ka thënë Olta Xhaçkën duhet ta dorëzoni pranë GJK. Juve zonjë sa kohë besoni në drejtësinë, pse fshiheni pas votës së Ramës. Hajde shkojmë në GJK, ta vendosë GJ.
Pse fshiheni nga drejtësia, ju që keni luftuar kaq shumë për drejtësinë. E ka thënë e zeza mbi të bardhë, vlefshmërinë e mandatit e verifikon GJK. Mandatin e ke antikushtetues e të paligjshëm”, tha Bardhi.