Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë “dogji” Ambasada Amerikane?

2017/01/28 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kë “dogji” Ambasada Amerikane?

Nga Desada Metaj


Më shpejt se vetë institucionet shqiptare duket se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po i jep hov proçesit të Vettingut. Vetë Ambasada në një njoftim të sajin ka paralajmëruar revokimin e vizave për disa prokurorë dhe gjykatës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thotë Ambasada.

Pra Ambasada Amerikane flet për një rast konkret të një prokurori të nivelit të lartë. Emri i tij nuk dihet dhe në deklaratë lihet të kuptohet për nivel të lartë të prokurorisë. Burime të pakonfirmuara ende për Opinion.al bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Por kjo mbetet ende per t’u konfirmuar pasi fjalë qarkullojnë edhe për një tjetër prokuror të rëndësishëm bashkëshortja e të cilit gjithashtu ka një detyrë të rëndësishme në Prokurorisë e Përgjithshme. Të gjitha këto mbeten ende  dyshime për sa kohë Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të heshtë.

Por nuk është hera e parë  që Ambasada Amerikane i heq të drejtën e vizës një prokurori. Në prill të vitit të kaluar, Top Channel zbuloi se Ambasada Amerikane i kishte refuzuar vizën kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana, me dyshimin se ai do ta përdorte vizën për të qëndruar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ligjit të Vetting-ut, refuzimi apo revokimi i një vize amerikane mund të përdoret si provë që gjyqtarët dhe  prokurorët e refuzuar të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë dhe siç kuptohet nga deklarata e Ambasadës Amerikane, ky është vetëm fillimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. “Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, mbyllet deklarata e Ambasadës.

Ndërsa jo më larg se dje, të tjerë gjykatës të nivelit të lartë kanë kaluar pragun e Ambasadës Amerikane me pasaporta ndërsa burime pranë tyre pohojnë se u është komunikuar zyrtarisht revokimi i vizës. E njëjta proçedurë është ndjekur dhe me prokurorë të lartë të pajisur me viza amerikane. Për këtë veprim Ambasada Amerikane nuk ka nxjerrë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që kanë heshtur dhe institucionet shqiptare.

Deri më sot as Prokuroria dhe asnjë nga Gjykatat shqiptare nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për procedurën që është ndjekur për revokimin e vizave. Mbase gjykatësit dhe prokurorët i druhen faktit të paragjykimit dhe largimit direkt nga sistemi për shkak të nenit të Vettingut që mund t’i penalizojë për shkakun e vizës amerikane. Por këto “heqje vizash” që në shqip tingëllojnë dhe si largime pa kthim duket se po e shndërrojnë  procesin e vettingut të paktën deri më tani, në një proçes okult dhe mistik, fati i të cilit varet nga një vizë amerikane dhe jo nga një sërë ligjesh për të cilat u desh kaq kohë dhe përpjekje për t’i miratuar.

Revokimi i vizës amerikane nuk është vendimtar për vettingu-n, por pa dyshim ështe nje kriter i rëndësishëm. Revokimi nuk do të thotë që gjyqtarët dhe prokurorët janë automatikisht të skualifikuar pasi ata do të duhet të kalojnë dhe ne sitë tjetër për të merituar detyrën e tyre.

Gjykatësit dhe prokurorët vizëhequr mund ta meritojnë të jenë jashtë sistemit të drejtësisë, por për këtë publiku që pret transparencë ka nevojë për më shumë informacion se sa fjalë që qarkullojnë dhe që mitizojnë kaq shumë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët janë të pajisur me viza amerikane dhe kjo do te thotë se shumë prej tyre do të kalojnë të tjera testin e selisë së rrugës së Elbasanit.

Dhe që të gjitha testet e Vetting-ut të jenë të qarta dhe të besueshme për publikun ajo që vlen është transparenca dhe publikimi i fakteve. Përndryshe çdo gjë tjetër e paragjykon Veting-un po aq sa prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të shëmtuar të drejtësisë shqiptare./ Opinion.al

 

 

 



Ju sugjerojmë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
Kryesore

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

13 Maj, 2025 9:13 pm
A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Para
Debati për CEZ/ Gjylameti i tregon prangat. Mima: Ti fus në vend tjetër ….

Debati për CEZ/ Gjylameti i tregon prangat. Mima: Ti fus në vend tjetër ....

Akuza të forta për Policinë edhe nga Tavo: Janë të lidhur me trafikantët, po dëmtojnë LSI-në

Akuza të forta për Policinë edhe nga Tavo: Janë të lidhur me trafikantët, po dëmtojnë LSI-në

Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të “Eskobarit të Ballkanit”

Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të "Eskobarit të Ballkanit"
















TE FUNDIT

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

PS fitoi 19 mandate në Tiranë,Manastirliu:Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë
13 Maj, 2025

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në shkollën “Sami Frashëri” në kryeqytet, drejtuesja politike e...

Lexo më shumë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com