Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim do të zhvillojë këtë të premte një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsin.
E pranishme në takim do të jetë edhe nënkryetarja e këtij Komisioni deputetja demokrate, Sorina Kotin.
Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në fokus të bisedës pritet që të jetë amnistia fiskale. Së fundmi, kjo çështje është bërë kryefjala e diskutimeve politike pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se nismën do ta realizojë pavarësisht rezervave të ndërkombëtarëve. BE ka shprehur shqetësime sa i përket draftit aktual duke i kërkuar qeverisë që të rishikohet për të mos lejuar që nëpërmjet amnistisë të legalizohen paratë e krimit.