Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku pasagjerët janë pritur dhe përcjellë me atmosferën e krijuar nga kënga e K’cimit të Tropojës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se K’cimi i Tropojës, tashmë është një pasuri që i përket gjithë botës.
Kujtojmë se “K’cimi i Tropojës” është futur edhe zyrtarisht në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO në fillim të këtij muaji.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje të mirëseardhjes në tokën shqiptare që t’pret e t’përcjell me K’cimin e Tropojës, një pasuri që i përket gjithë botës tashmë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkroi Rama.