Sot 3 ditë para protestës së madhe të lajmëruar nga e djathta në Kavajë, AK (parti aleate me PD) do të zhvillojë një tubim. AK i ka bërë thirrje kandidatit socialist Klodian Shehi që të tërhiqet nga “maskarada”.
AK, me pankarta në duar, ku shkruhet ‘Bojkotoni zgjedhjet’ thekson se në 7 Maj qytetarët të tregojnë kujdes nga bandat e kokainës.
“Kujdes nga bandat e kokainës. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Rama po destabilizon Shqipërinë”, vijon Aleanca Kuqezi.