Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka falenderuar mbështetësit e tij për simpatizantët që e mbështetën gjatë periudhës së tij në “arrest shtëpie”.
Ai falenderoi edhe gjykatësen që dha vendimin për masën e sigurisë ndaj tij, duke thënë se ajo nderoi ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se këtë vit ka thyer rekordin për numrin e fjalimeve, pasi ka mbajtur 330 të tilla.
“Këtë vit unë kthyer rekordin tim për numrin e fjalimeve, 330 të tilla. Tani e tutje veprimi do të jetë kryefjala e Sali Berishës dhe jona e përbashkët. Ka ende disa mesazhe të rëndësishme që duhet t’ju them shqiptarëve.
Së pari, falënderoj çdo shqiptar dhe familjen time që mori një dozë të madhe të kësaj sakrifice. Falenderoj ata qindra mijëra qytetarë, gra, burra të rinj e të reja, që me qëndresën e tyre të pamposhtur të përnatshme me fjalimet kthyen rrugicën e ngushtë në bulevardin e shpresës. Do jeni përjetë frymëzimin im, kauza e drejtë nuk humbet kurrë.
Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, drejtuesi e PD, demokratët opozitarët që më mosbindje civile bën opozitën më të fuqishme. Falënderoj çdo shqiptar kudo, me qëndresën tuaj, kjo fitore nuk do ishte e mundur. Një mirënjohje të thellë për miqtë e mi në botë për mbështetjen e PD dhe ndaj Sali Berishës.
Falenderoj gjykatësen e cila nderoj ligjin, moralin e ligjit dhe Kushtetutës. Uroj që ligji he morali të udhëheqin çdo punonjës të shtetit shqiptar”, tha Berisha.