Të gjithë e mbajnë mend verën e kaluar kur Orlando Bloom dhe Katy Perry thyen internetin me fotot nga pushimet në Itali. E po deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka folur në lidhje me këtë incident i cili bëri bujë të madhe mediatike, deri mëngjesin e sotëm ku Perry ishte e ftuar në një emision mëngjesi në Australi.
Këngëtarja pranoi për herë të parë të fliste në lidhje me atë incident. Edhe pse dyshja prej kohësh nuk janë më bashkë, Katy e ka marrë me shumë sportivitet pyetjen e gazetarit në lidhje me aktorin.
“Ai më pyeti nëse doja të dilja nudo dhe i thash, jo jo në asnjë mënyrë” – u shpreh ajo. “Ai në fakt thjesht donte të luante me njerëzit përreth nuk është se e mendoi shumë, aq më pak se do bëhej virale” – vijoi ajo. Ndër të tjera Perry rrëfeu edhe për terapitë e vazhdueshme që ka frekuentuar gjatë këtij viti për shkak të problemeve të mëdha emocionale. /Opinion.al