Në muajin shkurt aktori i njohur Jamie Foxx i habiti të gjithë kur në një event bamirësie e deklaroi veten ‘vetëm’. Prej vitesh ai ishte në një lidhje me aktoren e njohur Katie Holmes.
Megjithatë çfarëdo që kanë patur çifti duket se kanë vendosur t’i japë një shans tjetër lidhjes së tyre. Ata janë fotografuar gjatë këtyre ditëve duke shëtitur së bashku.
Në këtë mënyrë ata i kanë dhënë fund thashethemeve se nuk janë më bashkë. Sipas një burimi afër tyre Jamie ka ndjenja për Katien dhe ajo është e marrosur pas tij, ndonëse ai nuk ka ende dëshirë të martohet./Opinion.al/