Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër kandidatët në garën për prokuror të përgjithshëm

2019/08/04 at 1:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Katër kandidatët në garën për prokuror të përgjithshëm

Që prej datës 2 maj Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka në shqyrtim dosjet e aplikimit të 4 kandidatëve për prokurorë të përgjithshëm. Gara për kreun e akuzës zhvillohet mes 3 prokurorëve dhe një avokati.

Kryeprokurorja aktuale, Arta Marku është një nga emrat e përfolur se mund të rizgjidhet në këtë post. Ajo u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me 69 vota me statusin si e përkohshme megjithatë e ka mbajtur këtë post për rreth 18 muaj. Markut ju dha mundësia të vazhdojë detyrën madje dhe të kandidojë për kryeprokurore megjithëse në dy shkallë të vettingut ajo nuk u vlerësuar shumë mirë përsa i përket performancës së saj. Momentet e saj të paqarta kanë të bëjnë me vendimet për emërimet dhe transferimet e prokurorëve, gjë që sipas disa konstitucionalistëve i tejkalon kompetencat e saj. Një tjetër moment që do të mbahet mend nga kryesimi i organit më të lartë të akuzës në kohën e Markut është se ajo u padit nga vartësit e saj për shkelje të kompetencës.

Olsian Çela prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është një kandidat tjetër i fortë. Ai ka një eksperiencë të gjatë pune dhe mbahet mend si prokurori që çoi në qeli nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha bashkë me dy kolumbianë, në atë që u quajt dosja “Xibraka”. Çela u vlerësua me notën maksimale nga komisioni i vetting-ut në dy shkallët e tij.

Një kandidate tjetër që konsiderohet e kompletuar është Fatjona Memçaj. Ajo ka përfunduar shkollën e Magjistraturës në vitin 2002 dhe ka kryer studimet për doktoraturë në universitetin Middlesex Londër. Ndër çështjet e saj me emër mbahet mend ajo në Apel kundër Kastriot Ismailajt. Memçaj është edhe lektore në universitetin e Tiranës. Ajo kaloi dy shkallët e vetting-ut me sukses, pa u kapur në shkelje pas hetimit të 5 çështjeve dhe pasurisë së vënë ndër vite. Ajo njihet gjithashtu edhe si një nga prokuroret e përkrahura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Lulzim Alushajt është i vetmi kandidat i listës që ka statusin e avokatit. Alushaj 14 vite më parë arriti të marrë titullin profesional “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë në Itali, dhe mban gradën doktor i shkencave juridike, kualifikim të cilin e përfundoi me rezultate të larta në Napoli të Italisë. Fakti se ai ka përfunduar studimet doktorale në një nga vendet e Bashkimit Europian i jep përparësi. Avokat Alushaj gjatë periudhës 2000-2004 është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës dhe po në të njëjtin universitet përfundoi masterin për jurist ndërkombëtar. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Para
Aksident në Bulqizë, motori del nga rruga, 32 vjeçari në gjendje të rendë

Aksidenti me motor lë një viktimë në Lezhë

7 persona të vdekur nga temperaturat e larta në Europë

Rikthehet vala e të nxehtit, si do të jetë moti gjysmën e parë të gushtit

Zjarr në Gjirin e Lalzit, digjet një kabinë pushimi dhe disa automjete

Zjarr në Gjirin e Lalzit, digjet një kabinë pushimi dhe disa automjete

TE FUNDIT

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com