Katër shtetas italianë kanë përjetuar tmerr në Porto Palermo, kur automjeti që kishin marrë me qira në Shqipëri u përfshi nga flakët.
Ata kanë mundur të dalin menjëherë prej tij, duke mos pësuar dëmtime. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Deri më tani dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë ndonjë problem elektrik në automjet.