Princi Charles, Mbretëresha Elizabeth, Princi George dhe Princi William kanë pozuar për pullën postare.
Princi George i është bashkuar babait, gjyshit dhe stër-gjyshes së tij për një fotografi të përbashkët për pullën postare të Britanisë.
Në fakt, është ai i cili e zbukuron këtë portret të mrekullueshëm familjar, ku paraqiten tri gjenerata të familjes mbretërore.
Ndërsa, Princ William përgjatë një interviste të dhënë për BBC ka thënë se do jetë i gatshëm të marrë më shumë përgjegjësi ndaj detyrave mbretërore kur të vijë koha.
Ai ka theksuar se Mbretëresha ka qenë një shembull frymëzues se si duhet të jetë një monark i mirë.
Kjo fotografi është publikuar me rastin e ditëlindjes së 90-të të mbretëreshës, që është më 21 prill