Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katën këshilla si të menaxhoni financat personale

2017/01/19 at 1:18 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Katën këshilla si të menaxhoni financat personale

Menaxhimi i financave personale është një temë e cila nuk mësohet në shkollë, por është diçka me të cilën të gjithë do të ndeshemi një ditë.

Prandaj për t’i menaxhuar më mirë financat dhe për të pasur jetën më të kollajshme, duhet t’i ndiqni katër hapa.

  1. Krijoni një buxhet

Për një muaj gjurmojini shpenzimet tuaja, ndonëse nuk është e thënë të limitoni blerjet, pasi ky është pikërisht muaji për të krijuar idenë se me çfarë po i harxhoni më së shumti paratë tuaja. Në fund të muajit shikoni listën dhe evidentoni produktet apo shërbimet të cilat ju kushtojnë më së shumëti. Shikoni rëndësinë që kanë këto shpenzime në jetën tuaj dhe përpiquni të evitoni disa nga këto blerje, sa më shumë të keni mundësi, por pa e ngushtuar veten shumë.

Përpiquni të jeni sa më të drejtë kur bëni një bilanc në letër për shpenzimet tuaja, si dhe mbi vlerën që do shpenzoni, pasi në fund të fundit ato janë paratë tuaja.

  1. Shpenzojini paratë në mënyrë të suksesshme

Shpeshherë blejmë produkte, të cilat i përdorim vetëm njëherë gjatë jetës tonë dhe më pas ju fshijmë vetëm pluhurin. Një mënyrë e mirë për të evituar blerjen e produkteve të tilla është t’i marrim ato me qira. Në këtë formë përveç se shpenzojmë më pak para, na ndihmon të jemi më të kujdesshëm në mirëmbajtjen e produktit. Një tjetër opsion për t’i shpenzuar paratë në mënyrë sa më eficente është dhe pajisja me një kartë krediti. Nëse nuk keni besim tek vetja dhe mendoni se nuk i rezistoni një karte krediti, mund ta kyçni në dollap, por mjafton të keni një të tillë. Shpeshherë kartat e kreditit janë shumë të rëndësishme për tu stabilizuar, apo për të dalë nga situata.

  1. Bëni investime inteligjente

Përpiquni të njiheni me opsione të ndryshme investimesh. Ndërsa rritemi kuptojmë se bota financiare është shumë më e ndërlikuar se ajo që e kishim menduar. Krijoni përparësi duke çuar një pjesë të parave tuaja në një llogari që mund t’u duhet kur të dilni në pension.  Nëse e njihni mirë tregun mund të investoni në aksione të ndryshme. Të bësh investime të zgjuara do të thotë që të investosh për veten dhe të ardhmen tënde, ja pse të kesh një mbulim të mirë sigurimi është shumë e rëndësishme. Njerëzit e zgjuar presin të papriturën, në këtë formë ju do të jeni të sigurt përpara çdo të papriture.

  1. Krijoni fond emergjence

Ju duhet të hiqni disa para mënjanë, duke pretenduar se nuk i keni, në mënyrë që të krijoni një fond emergjence. Në rastet e emergjencës, paratë të nevojiten menjëherë dhe procedurat nëpër banka kërkojnë pak kohë, qoftë edhe nëse i përmbushni të gjitha kriteret për të marrë një hua. Atëherë zgjidhja më e mirë është të keni këto para mënjanë të cilat do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

Ju sugjerojmë

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë
Aktualitet

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë

16 Maj, 2025 11:37 am
Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
Aktualitet

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

16 Maj, 2025 11:33 am
Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
Aktualitet

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

16 Maj, 2025 11:26 am
“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
Aktualitet

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

16 Maj, 2025 11:21 am
Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE
Aktualitet

Samiti/ Merz: Qëllimi im, të bashkëpunoj me sa më shumë liderë të BE

16 Maj, 2025 11:14 am
Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…
Aktualitet

Osmani: Më me rëndësi se bisedimet me Serbinë janë ato me BE, ngërçi politik në…

16 Maj, 2025 11:08 am
‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja
Aktualitet

‘Rusia nuk do paqe’/ Kryeministrja e Letonisë paralajmëron sanksione të reja

16 Maj, 2025 11:04 am
Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama
Aktualitet

Atlete me yllin europian, detaji i veçantë i Kryeministrit Rama

16 Maj, 2025 10:54 am
Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE
Aktualitet

Samiti Politik Evropian/ Spiropali pret në Kryesinë e Kuvendit presidenten e PE

16 Maj, 2025 10:45 am
Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat
Aktualitet

Shqipëria do jetë pjesë e BE në 2030?/ Kallas: Vendi po bën progres me reformat

16 Maj, 2025 10:33 am
Para
Video/ Teheran, shembet ndërtesa nga flakët, humbin jetën 30 zjarrfikës

Video/ Teheran, shembet ndërtesa nga flakët, humbin jetën 30 zjarrfikës

Foto/ Autobusi përplaset me fugonin e shkollës në Laprakë

Foto/ Autobusi përplaset me fugonin e shkollës në Laprakë

Video/ Një botë! Disney tregon lidhjen që ka çdo film i vizatuar me njëri-tjetrin

Video/ Një botë! Disney tregon lidhjen që ka çdo film i vizatuar me njëri-tjetrin

TE FUNDIT

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë

Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej, Rama i ulet në gjunjë
16 Maj, 2025

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërrin në Sheshin Skënderbej. Para takimit dy palësh me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit i...

Lexo më shumë

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!

Osmani: S’ka takim me Vuçiç në këtë samit, takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel!
16 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiç gjatë Samitit...

Lexo më shumë

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!

Starmer nga Tirana: Putin s’e do seriozisht paqen, po i tërheq gjërat zvarrë!
16 Maj, 2025

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas pritjes nga homologu i tij Rama ka komentuar negociatat e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë....

Lexo më shumë

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana për armëpushimin në Ukrainë: Kërkojmë…
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit politik Evropian që mbahet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com