Teuta dhe Tirana janë ndarë në barazimin 0-0 në mbrëmje duke mbajtur vendet respektive në tabelë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Niko Dovana” është karakterizuar nga një lojë e fortë në fushë, por në fund ata që kanë dalë të fituar nga ky takim janë durrësakët që konsolidojnë pozitat në klasifikim ndërsa Tirana i ka dhënë fund ëndrrës për të prekur titullin kampion këtë sezon, pasi diferenca më dy vendet e para është mëse e konsiderueshme. Në Korçë Skënderbeu se ka pasur të vështirë të mundë Bylisin me rezultatin 4-0, duke mbajtuar vendin e dytë në klasifikim dhe duke qëndruar 4 pikë larg Partizanit të vendit të parë.