Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të gjashtë.
Besa triumfoi me përmbysje ndaj Apolonisë, me rezultatin 2-1. Kavajasit rikthehen të fitorja, pas barazimit në javën e kaluar.
Burreli surprizoi Lushnjën, duke e mposhtur minimalisht. Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Vora ndaj Pogradecit.
Kukësi mori tre pikë të rëndësishme, pasi mposhti 1-0 Korabin në shtëpi, falë një goli të shënuar nga Hilaj në minutën e 6-të.
Flamurtari mori fitoren e pestë radhazi, pasi triumfoi 2-0 ndaj Valbonës dhe renditet në vendin e dytë me 15 pikë, po aq sa Vora e vendit të tretë dhe një pikë më pak se Besa kryesuese.