Janë të paktën 15 të vdekur, të vdekurit në Nisë, në jug të Francës, kur një kamion është futur mes turmës në Promedane des Angais, në lungomaren e qytetit, në përfundim të fishekzjarreve për festimet e 14 korrikut, festa kombëtare. Një dëshmitar okular, i cituar nga agjencia e shtypit Lapresse, thotë se ka edhe shumë të plagosur. “Njëmbëdhjetë trupa janë mbuluar më mushama blu. Por viktimat mund të jenë më shumë”, thotë dëshmitari.