Kastro Zizo i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show’”, ka folur ashpër ndaj organizatorëve të Festivalit në RTSH. Sipas Kastros kënga e tij dhe e Kejtlin Pjalmit, nuk u lejua të merrte pjesë në festival, dhe kjo pa asnjë arsye. Ai tha ndërtë tjera se organizatorët janë mësuar me zarfa në dorëpër të lejuar të bëhesh pjesë e garës.
“Kënga është nja vals i jetës, me lotët e nënave, grave, emigrantëve sepse doja t’ia jepja shpirtin këtyre njerëzve dhe këtij vendi, që mbeti në një tranzicion madhor. Por këta janë mësuar me klisherat aty! Janë mësuar me 2 milionë e 800 mijë lekë që e kanë këtë vit të marrin aty. Janë pazarxhinj të vegjël! Janë zarfaxhinj të vegjël! Këta po e përdhosin artin! Kanë 27 vjet të mallkuarit”, u shpreh ai.