KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit.

Demokratët kishin kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe organizimin e një rivotimi, duke argumentuar se procesi kishte parregullsi të cilat ndikuan në përfundimin e zgjedhjeve.

Në përfundim të seancës, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD-së, duke e argumentuar vendimin me mungesën e provave të nevojshme për të ndryshuar rezultatin.

Pra bazuar në vendimin e marrë nga KAS, votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar.

Sipas KAS, nuk u gjetën prova të mjaftueshme që të justifikonin pavlefshmërinë e rezultatit apo rivotimin në këtë qark.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT