Kreu i PD zyrtare, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët e ka konsideruar “kartë të djegur” presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
I pyetur nga gazetarët, Basha u përgjigj shkurtimisht duke thënë se Meta është harxhim kohe për të dhe opozitarët, teksa theksoi se “s’merrem më me të”.
“Meta iu ka akuzuar se ju njohin nga kunati dhe jo nga vëllai. Çfarë përgjigje keni?”, e pyetën gazetarët.
“Nuk merrem më me zotin Meta dhe as me mashat e tij, është harxhim kohe për mua, për opozitarët. Ne punë kemi me zotin Rama dhe zotin Veliaj, zoti Meta është kartë e djegur”,-tha Basha.