Duket se Jay Z dhe Beyonce janë “çmendurisht të dashuruar” me Los Angeles.
Mbretërit e muzikës janë shpërngulur në Bregun Perëndimor, në mënyrë që vajza e tyre të ndjekë një program specifik shkollor, raportojnë mediat amerikane, informon Klan Kosova. “Ata janë shpërngulur në L.A. sepse duan që ajo të shkojë në një shkollë të mirë”, ka thënë një burim i çiftit për revistën US Weekly.
Programi i cili kushton 19,000 dollarë në vit, ka ardhur si propozim i mikes së çiftit, aktores Gwyneth Paltrow. “Gwyneth i kishte thënë Jay Z dhe Beyonce se çfarë jete bëjnë fëmijët e saj, dhe i ka bindur që ta ndërmarrin këtë hap”.