Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Kapurani’, dëm shtetit 1.5 mln USD. Akuza: 24 vjet burg 5 organizatorëve

2016/05/28 at 12:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kapurani’, dëm shtetit 1.5 mln USD. Akuza: 24 vjet burg 5 organizatorëve

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin total me 24.6 vjet burgim për 5 prej organizatorëve kryesorë të skemës mashtruese “Kapurani”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm në vlerën e mbi 1.5 milionë dollarëve.

Për këtë çështje vijojnë të jenë në procese gjykimi të ndara edhe 7 persona të tjerë, 5 prej të cilëve inspektorë tatimorë.

Këta të fundit kanë lejuar veprimet e paligjshme të kryera nga kompania e materialeve inerte “Kapurani Vjara”, duke e ndihmuar këtë të fundit që t’u shmanget detyrimeve tatimore, si edhe të realizojë një skemë mashtrimi, me qëllim fshehjen e të ardhurave.

Në qendër të kësaj skeme mashtruese qëndron i pandehuri Foto Kapurani, administrator i disa kompanive në fushën e betonit dhe hotelerisë. Ky shtetas, së bashku me miq dhe bashkëpunëtorë të tij, kanë krijuar disa kompani, në të cilat kryenin shitblerje fiktive betoni, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Nga hetimi i Prokurorisë së Korçës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, ka rezultuar se shtetasi Kapurani ka shitur në mënyrë informale rreth 45 mijë ton beton, si edhe mallra të tjerë, duke iu shmangur dukshëm detyrimeve fiskale.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Korçës kërkon dënimin e autorëve të kësaj skeme për kryerjen e veprës penale të  “Krijimit të skemave mashtruese, lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, (në bashkëpunim),  si më poshtë:

1. Foto Kapurani, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim;
2. Vangjush Çerepi, i hetuar me masën “Arrest në shtëpi”, të dënohet me 6 vjet burgim;
3. Erion Berberi, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 4 vjet e 6 muaj burgim; (t’i pezullohet dënimi dhe të vendoset në shërbim prove për 3 vjet)
4. Arjan Seferi, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim;
5. Dhimitri Metellari, i hetuar me masën “Arrest në burg”, të dënohet me 3 vjet burgim;

Procesi ndaj këtyre të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtër dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, po vijon gjykimi për 7 të pandehurit e tjerë të kësaj skeme, si edhe për personat juridikë, kompanitë “Kapurani Vjara”, shpk; “Beçi kompani” shpk; “Kapurani trans”, shpk; dhe  “Four beton” shpk.

Të gjithë këto kompani janë krijuar nga i pandehuri kryesor i kësaj skeme, Foti Kapurani, i cili i ka regjistruar në emër të familjarëve apo punonjësve të tij.

Ju sugjerojmë

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/Rama:Ka ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur vetë. Gjoba për..

20 Korrik, 2025 3:23 pm
Një grup kishte planifikuar vrasjen e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano
Aktualitet

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

20 Korrik, 2025 3:04 pm
(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..
Aktualitet

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..

20 Korrik, 2025 2:55 pm
Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
Aktualitet

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

20 Korrik, 2025 2:43 pm
Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri
Aktualitet

Radhimë, ndërtoi pa leje një ‘beach bar’/ Në kërkim 45 vjeçari, e pëson edhe i biri

20 Korrik, 2025 2:29 pm
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

Gaza në gjak, vriten pranë qendrave të ndihmës 39 persona

20 Korrik, 2025 2:17 pm
“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër
Aktualitet

“Kurorë me lule te dera e shtëpisë së prindërve”,kërcënohet drejtori i IKMT, Shkodër

20 Korrik, 2025 1:40 pm
Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit
Aktualitet

Sarandë/ Plagosja e 2 personave me armë zjarri, arrestohet një nga të kërkuarit

20 Korrik, 2025 1:27 pm
Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj
Aktualitet

Durrësi, gjithnjë e më shumë në hartën e turistëve të huaj

20 Korrik, 2025 1:10 pm
Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes
Aktualitet

Plagosi me thikë 18 vjeçarin në Tropojë, bie në pranga/ Dinamika e ngjarjes

20 Korrik, 2025 12:46 pm
Para
Kuptimi i këngës Macarena do t’ju shkatërrojë kujtimet e viteve ’90

Kuptimi i këngës Macarena do t’ju shkatërrojë kujtimet e viteve '90

Mbani frymën, fillon Olimpiada e Rios, ky notar do të marrë pjesë në gara

Mbani frymën, fillon Olimpiada e Rios, ky notar do të marrë pjesë në gara

ISIS mesazhe në shqip për sulme terroriste gjatë muajit të Ramazanit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave/Rama:Ka ngrehina që rezistojnë për t’u shkulur vetë. Gjoba për..

“Gjoba e ndjekje penale”/Rama-bizneseve:Çmontoni tendat e mushamatë i hapin rrugë..
20 Korrik, 2025

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Në një...

Lexo më shumë

Gledis Nano fiton gjyqin me qeverinë, 100 mijë euro dëmshpërblim për shkarkimin

Një grup kishte planifikuar vrasjen e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano
20 Korrik, 2025

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar gjyqin me qeverinë, pas shkarkimit të tij në 2022-in....

Lexo më shumë

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..

(VIDEO) Valë “ndëshkimesh”, bllokohen 30 mjete lundruese. Vendosen gjoba për..
20 Korrik, 2025

Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve nga Ksamili në Koman janë bllokuar 30 mjete lundruese,  me qëllim rritjen e parametrave...

Lexo më shumë

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..

Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
20 Korrik, 2025

Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com