Kamera e një televizioni ka mundur të kapë një moment në sallën e Parlamentit kur deputeti Nard Ndoka hap telefonin dhe lexon SMS-në. Një qytetare me sa duket punonjëse në një institucion arsimor i shkruan se ka provim dhe i jep dhe datën 22 janar. Në këtë datë Ministria e Arsimit zhvilloi testimin e mësuesve në rrethe.