Shqiptari me pasaportë amerikane është arrestuar mëngjesin e të martës në kuadër të një operacioni anti terrori në Bronx (Manhatan).
Sipas mediave amerikane, i arrestuari është identifikuar si Sajmir Alimehneti dhe besohet se ky shtetas ishte duke ndihmuar shtetas të tjerë në aksione terroriste në territorin e SHBA-ve.
Alimehneti u arrestua nga Task Forca anti terrorizëm në bashkëpuinim me Policinë e Neë York City. Ai u ndalua pas një hetimi 18-mujor.
Gjatë kontrollit në banesë, atij ju gjetën një flamur i zi i Jihadit, që i përket grupeve terroriste (ISIS apo Al-Qaeda).
Alimehneti ka një vëlla në burgjet shqiptarë u etiketua nga hetuesia e disktriktit të Manhatatinit.
Priten dhe detaje të reja nga arrestimi shqiptarit të dyshuar për terrorizëm. Ky shtetas pritet të dalë në gjykatën e Manhatanit.