Një sasi lënde narkotike është zbuluar në një kamion të tonazhit të rëndë mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit.
Mësohet se kamioni ishte i ngarkuar me arka plastike dhe do të imbarkohej për në Ankona.
Ende nuk dihet saktësisht sasia e lëndës narkotike pasi Policia Kufitare e Anti- Drogës po vijon kontrollin, por dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të madhe duke marrë parasysh përmasat e kamionit.
Aktualisht drejtuesi i shoferit me inicialet Sh.J banues në Tiranë është shoqëruar në polici e ndërsa bëhet e ditur se lënda narkotike u zbulua nga një informacion në rrugë operative.