Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Vlorës.
Droga ishte e fshehur në një kamion dhe u kap në momentin që automjeti po imbarkohej në traget me destinacion Italinë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur.
Nuk ka ende informacoin për sasinë e drogës së sekuestruar. /tvklan.al