Policia italiane ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafik droge.
Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar nga policia në Rimini të Italisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar, atij i’u gjet dhe i’u sekuestrua 20 gram kokainë, e ndarë në doza, që kapte vlerën e 2500 eurove.
Në banesë gjithashtu atij i’u gjetën edhe 9000 euro, të fituara këto nga shpërndarja e drogës.
Sipas mediave italiane shqiptari nuk ishte rezident në Itali, por kishte lidhje me biznesin e drogës në Itali dhe strehohej tek të afërmit./tvklan.al