Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar, pasi u kap duke transportuar 4.7 kg heroinë.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari me iniciale S.S, lindur në Durrës më 1992 ishte në timonin e një makine tip Golf, kur përpara i doli një patrullë policie. Sikur ai të mos manifestonte shqetësim, nervozizëm dhe të tjera gjeste që e tradhtuan në fytyrë dhe sjellje gjatë përballjes me karabinierët, ndoshta asgjë nuk do ishte zbuluar.
“I riu shfaqi shenja nervozizmi, cfarë i bëri policët të dyshonin se ai diçka po fshihte dhe kështu vendosën ta kontrollojnë” raportojnë mediat italiane.
Në bagazh, në një lodër pellushi ai kishte fshehur në pako të vogla, 4.7 kg heroinë. Pas kësaj, shqiptari u dërguar në polici, ku do të përballet me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.