Një gardian është arrestuar pasi u kap duke futur aparate celularë dhe lëndë narkotike në burgun e Fushë-Krujës, të cilat kishin si destinacion qelitë e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Hidër Çali ka hedhur një qese të zezë në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.
Pas konstatimit të ngjarjes, zona është rrethuar dhe është siguruar vendi i ngjarjes për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Policia e Fushë-Krujës. Pas mbërritjes së autoriteteve përkatëse, pakot janë hapur dhe brenda tyre janë gjetur:
– 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje)
– 3 doza kokainë
– 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone
Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.