Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arritur të kapë një peshk koran më shumë se 13 kg në ujrat e liqenit.
Mësohet se peshkatari që e ka kapur është Ylli Jaçellari.
45-vjeçari prej vitesh ushtron peshkimin artizanal në liqen, por kurrë nuk kishte arritur të nxirrte një peshk me këtë peshë nga liqeni, peshë shumë e rrallë edhe për peshkatarë të tjerë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në liqen.
Edhe pse e rrallë si kapje, peshkatari e ka shitur tashmë koranin 13.10 kg në një nga restorantet e zonës.